Google ADS

Kurti: Klinika e Kardiologjisë është renovuar me 750 mijë euro

12:11 | 23 Korrik 2024
E.G

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia ka marrë pjesë në përurimin e investimeve në Klinikën e Kardiokirurgjisë.

Kurti para gazetarëv tha se kjo klinikë është renovuar me 750 mijë euro dhe është rritur për 9 numri i shtretërve, raporton Arbresh.info.

“E falënderoj drejtorin që prej 1 dekade punon këtu prej atëherë ku u mbështet kjo klinikë, me ne është edhe ambasadori italian. E kemi edhe nje musafir Blendi Zhaku qe vje nga Struga që është kardiokrirurg, tha Kurti.

Ai shtoi se kuhstet për pacientë janë të mira.

“Është renovuar kjo klinikë me 750 mijë euro është rritur për 9 numri i shtretërve. Janë edhe zonat e filtrimit dhe kemi zbuluar 200 metta katror hapsirë që nuk është përdorur deri më tani recepsioni është i ri, kushtet janë të mira edhe për klientët edhe për pacientët po e rregullojmë shëndetin për pacientët.”, u shpreh ai./Arbresh.info/

Të ngjashme