Google ADS

Oda e Veterinerëve e Kosovës anëtare e Shoqatës Botërore të Veterinarisë

10:08 | 23 Korrik 2024
E.G

Oda e Veterinerëve e Kosovës, njofton se është pranuar në Shoqatën Botërore të Veterinarisë.

Sipas një njoftimi të këtyre të fundit theksohet se, ndihen të lumtur të informojnë OVK-në se, Këshilli i WVA miratoi anëtarësimin themelues të Odës Veterinare të Kosovës.

“Urime dhe mirëseardhje në familjen WVA! Mezi presim të bashkëpunojmë ngushtë me ju”, thuhet në njoftimin e tyre.

E këtë anëtarësim e ka mirëpritur i pari i OVK-së, Arsim Ademi. “Anëtarësimi i OVK-së në këtë organizatë të rëndësishme, përkon me vizionin e OVK-së për promovimin dhe zhvillimin e mjekësisë veterinare në vend. Andaj jemi të lumtur që OVK-ja po i bashkohet një organizate që i bashkon nën një ombrellë odat apo shoqatat veterinare të shumicës së shteteve të botës”, tha Ademi.

OVK-ja kërkesën për anëtarësim e parashtroi përmes nënkryetarit, Hasan Limani dhe administratorit Mentor Barani, teksa mbahej Asambleja e Përgjithshme e FVE-së, në Maltë./Arbresh.info/

Të ngjashme