Google ADS

Arma shkrepet aksidentalisht teksa festonin, plagosen tre të rinjtë nëplagosen tre të rinjtë

09:30 | 23 Korrik 2024
E.G

Tre të rinj janë plagosur me armë zjarri teksa ishin duke festuar në një lokal në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të 23 korrikut në rrugën e Kavajës, ku një armë është shkrepur aksidentalisht duke lënë të plagosur tre të rinjtë.

E.P., 36 vjeçe, A. P., 36 vjeç, dhe D. P., 34 vjeç janë paraqitur të plagosur me armë zjarri në një spital privat dhe ndodhen jashtë rreziku për jetën.

Sipas policisë armën e kishte 32-vjeçari E.E pa leje dhe i është shkrepur në mënyrë të pavullnetshme teksa festoni me miqtë dhe rrethin e tyre familjar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti dhe kapjen e autorit.

/rtsh.al/

 

Të ngjashme