Policia e Kosovës gjatë kontrollit të një kombi të drejtuar nga një shtetas serb ka gjetur dy motoçikleta, disa pako me gjëra personale, pesë shpata, një thikë, një pistoletë me gaz, katër kuti me nga 500 diabola, 50 mbushje me gaz dhe 12 gram CO2.
Sipas policisë, malli është konfiskuar, shkruan Arbresh.info.
Ndërkaq, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“IMPORT, EXPORT, TRANSPORTIM, PRODHIM, SHITJE E PAAUTORIZUAR I ARMËVE Mitrovicë 22.07.2024 – 16:00. Gjatë kontrollit doganor në kombin drejtuar nga një mashkull shtetas i Serbisë, janë gjetur dy motoçikleta, disa pako me gjëra personale, pesë shpata, një thikë, një pistoletë me gaz, katër kuti me nga 500 diabola, 50 mbushje me gaz dhe 12 gram CO2, të cilat janë konfiskuar. Pronar i mallit të konfiskuar i dyshuari i cili është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.”, njofton policia./Arbresh.info/
Macron uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
17-vjetori i Pavarësisë/ Presidentja Osmani nis aktivitetet ...
Vendos goli i Maddison, Tottenham mposht Unitedin
Muriqi në top formë, realizon dy gola ndaj Las Palmas
Rezultatet dhe renditja në Ligën e Parë/ Fitojnë kryesuesit ...
IKShPK uron 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës