Kanosi në gjendje të dehur policët, arrestohet i dyshuari në Rahovec

08:37 | 23 Korrik 2024
E.G

Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin se në gjendje të dehur ka kanosur zyrtarët policorë të cilët ishin duke u marrë me nëj aksident trafiku.

Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur në Rahovec rreth orës 10:10, shkruan Arbresh.info.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“KANOSJE NDAJ PERSONIT ZYRTAR Rahovec 22.07.2024 – 10:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se në gjendje të dehur kishte kanosur një zyrtarët policorë derisa njësia policore po merrej me një aksident trafiku. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Arbresh.info/

Të ngjashme