Prokuroria Speciale e Kosovës, dje bëri të ditur se edhe sot do ta intervistojë ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Sipas PSRK-së, intervistimi i Haxhiut, po bëhet lidhur me deklaratat e dhëna në një emision televiziv në Kosovë më 2 korrik dhe postimin e saj më 20 korrik për arratisjet nga burgjet e Kosovës.
“Me qëllim të sqarimit të deklaratës së saj të dhënë në mediumin TV Dukagjini, në emisionin “Debat Plus’’ më datë 02 Korrik 2024, lidhur me takimet dhe diskutimet e mundshme me prokurorë dhe gjyqtarë për raste të caktuara, si dhe postimin e saj në rrjetin social Facebook të datës 20 Korrik 2024, lidhur arratisjet që kanë ndodhë nga burgjet e Kosovës”, thuhet në njoftim.
Ajo ditë më parë kishte hedhur dyshime edhe rreth rastit të Faton Hajrizit, i cili u raportua si i vrarë nga policia serbe të premten e kaluar në Loznicë.
Albulena Haxhiu, deklaroi po ashtu se arratisja e të burgosurve nga burgjet e Kosovës po bëhet me ndihmën e grupeve kriminale serbe.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...