Nuk ka shumë destinacione mesdhetare që mund të konsiderohen si një “zbulim i ri”, por Riviera Shqiptare – shtrirja jugore e vijës bregdetare të Shqipërisë – është një prej tyre, shkruan Joe Kessel në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Daily Mail”.
Mirë se vini në Rivierën Shqiptare – ujërat bruz dhe plazhet e pacenuara e bëjnë këtë vend ballkanik destinacion e ri të pushimeve.
Vetëm dy milje e ndajnë ishullin grek të Korfuzit nga ky destinacion ballkanik – dhe të njëjta ujëra bruz të Detit Jon shtrihen në brigjet e të dy vendeve. Ndryshe nga Greqia, Shqipëria ofron çmime më të lira.
Ushqimi është i shijshëm (peshku i freskët, mishi i qengjit dhe sallatat), një gotë e madhe me verë kushton 1,70 paund dhe dhomat në hotelet luksoze me pesë yje kushtojnë vetëm 50 paund në natë.
Shqipëria është me diell 300 ditë në vit, me temperatura rreth 18 gradë Celsius deri në nëntor dhe plazhet e saj jugore përshkruhen si “Maldivet e Evropës”.
Vendpushimet më të mira bregdetare të Shqipërisë nga veriu në jug.
Durrësi
Vetëm 30 minuta në perëndim të Tiranës, ky resort bregdetar është më i lehtë për t’u aksesuar nga kryeqyteti.
Dikur një port i lulëzuar i Perandorisë Romake Lindore – sot rrënojat e kolonave dhe mureve të lashta janë të shpërndara nëpër rrugët e qytetit të vjetër me palma.
Vija bregdetare e Adriatikut ofron plazhet më të mira rreth 14 milje larg në periferi të Golemit – një shtrirje në dukje e pafundme me rërë të butë.
Vizitoni mbetjet e amfiteatri romak gjigant të Durrësit të cilat u gjetën në vitin 1966 (hyrja 2,50 paund). Mund të hyni përmes tunelit të gladiatorëve.
Vlora
Ky resort bregdetar është dy orë larg nga Tirana dhe është vendi ku deti Adriatik bashkohet me detin Jonin – që konsiderohet fillimi i ‘Rivierës Shqiptare’ – dhe duke u nisur nga jugu prej këtu do të gjeni pikat më të nxehta bregdetare.
Vlora është qyteti i tretë më i madh i Shqipërisë me një bulevard buzë detit dhe një plazh publik me gurë.
Gadishulli i Karaburunit – Park Detar Kombëtar i Shqipërisë – spikat në horizont dhe ndan fizikisht ujërat e errëta të Adriatikut nga ujërat blu të Jonit.
Një udhëtim gjysmë ditor me varkë në ishullin e Sazanit si dhe në Gadishullin e Karaburunit, ku gjenden shpellat e lakuriqëve të natës, jeta detare dhe plazhet e largëta.
Dhërmiu
Kërkojuni shqiptarëve të emërtojnë vendpushimin e tyre të preferuar bregdetar dhe ata do të thonë Dhërmiun. Fshati bregdetar ofron një nga plazhet më të qetë dhe unik.
Në vitin 1956, një tërmet shkatërroi zonën, por një çift vendas rinovoi disa shtëpi të braktisura dhe i ktheu ato në hotelin boutique “Zoe Hora” – ylli i Pop-it Dua Lipa ishte e ftuara e parë.
Ngjituni në kishën e vogël të shekullit të XV dhe jo vetëm që do të shpërbleheni me një panoramë mbi gjirin bregdetar.
Himara
I gjithë bregdeti i Jonit të Shqipërisë është i rrethuar nga male të mbuluara me oleander rozë dhe të bardhë dhe Himara përhapet nëpër kodra deri në detin blu vezullues.
Plazhet e Maraçit dhe Potamit janë dy plazhe të manitshme, dhe ia vlen të marrësh një makinë për të eksploruar gjiret më pak të zbuluar.
Plazhet më të mira janë ato që nuk mund të arrihen me makinë. Një ecje e pjerrët të çon në Plazhin e fshehur të Filikurit – i cili është i rrethuar nga shkëmbinjtë e thellë.
Ata që i kanë frikë lartësitë mund të marrin një kajak dhe të vozisin atje. Qyteti i vjetër i Himarës ka një shëtitore ideale për një shëtitje në muzg.
Vizitoni Kalane e shekullit të XIX të Porto Palermos – e cila u ndërtua gjatë periudhës 500-vjeçare të sundimit të Perandorisë Osmane.
Saranda
Qyteti bregdetar në Rivierën Shqiptare ka portin me te madh
anije ndërkombëtare që mbërrijnë këtu çdo ditë, nga Korfuzi, Greqi dhe Brindisi në Itali.
Qyteti është plot me dyqane, bare dhe restorante – dhe ka një shëtitore qendrore.
Për t’i shpëtuar turmave, rezervoni një ekskursion me anije në Plazhin e largët të Krorëzës.
Uji është blu i zbehtë dhe restoranti i plazhit shërben merluc të pjekur në skarë, patate të skuqura dhe sallata.
Vizitoni Kalanë e Lëkurësit, me pamje nga ngushtica e Korfuzit, dhe vendi më i mirë për te shijuar perëndimin e diellit.
Ksamili
Ksamili ofron një det të mahnitshem me ujëra bruz – të cilat krahasohen me “Maldivet e Evropës”.
Për të pushuar në një plazh më të qetë, merrni një varkë me qira dhe shkoni në një nga katër ishujt periferikë .
Dhjetë minuta larg me makinë ndodhet siti kulturor i Shqipërisë, qyteti antik i Butrintit i përfshirë në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
Këtu do të gjeni mbetje arkeologjike që datojnë që në shekullin e VI para Krishtit dhe banja romake si dhe porta helenistike.
Butrinti është gjithashtu udhëtimi ditor i preferuar i çdo vizitori.
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...
Fjalim prekës nga gjyshit i 14-vjeçarit të vrarë: S’dua t’i ...
Klinika e Urologjisë në QKUK rikthen shërbimin ESWL për traj...
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...