Google ADS

E mbani mend ikonën dhe rekordmenin e Ligës Premier? Në moshën 44-vjeçare i rikthehet futbollit

07:51 | 23 Korrik 2024
R J

Futbollisti legjendar anglez Gareth Barry, pas katër vitesh në pension, befasoi botën e futbollit dhe iu rikthye lojës.

Njeriu, i cili do të mbahet mend si lojtari me më shumë paraqitje në historinë e Ligës Premier (653), këtë mëngjes ka nënshkruar kontratë me Hurstpierpoint, klub i ligës së 11-të të Anglisë dhe do të luajë futboll në moshën 44-vjeçare.

Gareth Barry përfundoi karrierën e tij shumë të suksesshme në vitin 2020 në fanellën e West Bromwich Albion, por katër vjet më vonë ai vendosi se ishte koha për t’u rikthyer në fushat e futbollit./Telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme