Ambasada Amerikane në Tiranë ka përgëzuar popullin shqiptar për mbështetjen në miratimin e amendamenteve kushtetuese që i hapën rrugën Reformës në Drejtësi.
Me rastin e tetëvjetorit, Ambasada thekson se reforma në drejtësi po jep rezultate dhe po e bën Shqipërinë një demokraci më të forte.
Ambasada premton se do të vazhdojnë të qëndrojnë pranë institucioneve të drejtësisë dhe qytetarëve të Shqipërisë, teksa ata vazhdojnë të bëjnë përparim në luftën kundër korrupsionit.
“Në këtë përvjetor të tetë të miratimit njëzëri të amendamenteve kushtetuese që i hapën rrugën reformës në drejtësi, ne përgëzojmë popullin shqiptar për mbështetjen e tij në zbatimin e saj të pakthyeshëm. Siç e kemi thënë gjatë gjithë kohës, reforma në drejtësi nuk do të ishte e lehtë, e shpejtë apo e përsosur, por ajo po jep rezultate dhe po e bën Shqipërinë një demokraci më të fortë. Ne jemi krenarë që kemi qëndruar me popullin e Shqipërisë në këtë përpjekje të vështirë dhe të guximshme. Do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë institucioneve të drejtësisë dhe qytetarëve të Shqipërisë, teksa ata vazhdojnë të bëjnë përparim në luftën kundër korrupsionit dhe sjelljen e Shqipërisë më pranë bashkësisë euro-atlantike të kombeve”, thuhet në postim.
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...