Google ADS

Heqja e vizave për serbët e Kosovës me pasaporta serbe, Hoti: Kjo është goditje për vendin

17:53 | 22 Korrik 2024
E.H

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas vendimit të BE-së për liberalizimin e vizave për komunitetin serb në Kosovë, duke thënë se kjo nuk kontribuon për integrimin e këtij komuniteti në jetën institucionale.

Me anë të një postimi në Facebook, Hoti theksoi se kjo është goditje për Kosovën, përcjell Arbresh.info.

Postimi i plotë:

Vendimi i BE-së për liberalizim të vizave për pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë që mbajnë pasaporta të lëshuara ilegalisht nga Serbia nuk kontribuon në integrimin e këtij komuniteti në jetën institucionale, shoqërore dhe ekonomike në shtetin ku jetojnë, që është ndër qëllimet e dialogut.

Lidhur me këtë vendim të BE-së, pyetjet legjitime që duhet shtruar janë:

1. Përse BE-ja nuk i ka përfshirë këta qytetarë kur i ka liberalizuar vizat për Serbinë në dhjetor 2009 dhe për Kosovën në janar 2024?

2. Çfarë e shtyu BE-në të marrë këtë vendim, kur duhet se Kosova e ka statusin e vendit kandidat potencial për anëtarësim në BE?

Lidershipi i Kosovës ka shumë sqarime për të dhënë. Kjo është goditje për Kosovën./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme