Google ADS

Vetëm sot, 121 kërkesa për konvertimin e patentë-shoferëve nga ilegal në RKS

17:22 | 22 Korrik 2024
E.H

Vetëm këtë të hënë janë bërë 121 kërkesa për konvertimin e patentë shoferëve ilegalë serbë, në ata legal RKS.

Kështu ka bërë të ditur për Arbresh.info zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Elshani theksoi se më së shumti kërkesa janë paraqitur në Leposaviq me 50 kërkesa.

Vendin e dytë e mban Zubin Potoku, me 29 kërkesa, ndërsa e treta është Mitrovica e Veriut me 20 të tilla.

Zveçani është në vendin e katërt me 15 kërkesa, ndërsa në Graçanicë janë 3, e në Istog 2, kurse në Prizren 1.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme