Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton bëri thirrje të hënën për mbledhjen e fondeve për fushatën e zëvendëspresidentes, Kamala Harris.
Clinton u ka kërkuar mbështetësve që të bëhen pjesë e fushatës, të cilën ajo e konsideron historike, shkruan CNN.
“Unë e njoh Kamala Harris për një kohë të gjatë. Kjo prokurore e shkëlqyer do të ngrejë çështjen kundër kriminelit të dënuar Donald Trump dhe axhendën e Projektit 2025 për të hequr liritë tona”, shkroi Hillary Clinton në rrjetin social X.
“Por ajo nuk mund ta bëjë vetëm. Bëhuni pjesë e kësaj fushate historike sot”, shtoi ajo.
Hillary Clinton dhe bashkëshorti i saj, ish-presidenti Bill Clinton, e mbështetën Harris në një deklaratë të përbashkët të dielën.
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima
Aksident me vdekje në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”
Vazhdon procesi gjyqësor për ish-krerët e UÇK-së
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?