Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se sot janë dorëzuar shkopinjtë e bardhë për 20 qytetarë tanë të verbër dhe me të parë të dobësuar.
Rama në një postim në Facebook, tha se ky donacion u realizua me mbështetje të organizatës ‘Help’ me facilitim të Ambasadores së Vullnetit të Mirë, Elvana Shala, shkruan Arbresh.info.
“Falënderoj z. Behxhet Gashi nga Shoqata Ndërkomunale për të Verbër dhe me të Parë të Dobësuar dhe znj. Bajramshahe Jetullahu nga Komiteti i Grave të Verbra, të cilët bashkë me Drejtoren për Mirëqenie Sociale znj. Adelinë Sahiti kontribuan në këtë aktivitet.”, ka shkruar i pari i Prishtinës./Arbresh.info/
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...