Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një qytetar ka dorëzuar në polici një kuletë me të holla dhe dokumente personale.
Sipas njoftimit, F.S e kishte gjetur kuletën në rrugën rrugën “Vllazёria Tabaku” në Pejë, shkruan Arbresh.info.
“Në Kuletë kishte të holla dhe dokumente personale:
– Treqind e tridhjetë e pesë euro, e njëzetë pesë cent (335.25) Euro
– Njëzetë (20) dollar Amerikan
– Kartela bankare
– Dokumente personale.”, thuhej në njoftim.
Policia njofton se gjërat e lartëcekura u janë kthyer pronares.
“Policia e Kosovës, falënderon qytetarin për veprimin e bërë dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare.”, thuhet tutje./Arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...