Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se nuk ka barazi sociale pa baraza gjinore.
Me anë të një postimi në “X”, Kurti ka renditur të arriturat e qeverisë lidhur me përmirësimin e mundësive për gratë dhe vajzat në sektorin public dhe atë privat, shkruan Arbresh.info.
“51% e të rinjve të punësuar përmes platformës sonë SuperPuna (SuperJob) të sponsorizuar nga qeveria, së bashku me 55% të përfituesve të masës sonë të punësimit për familjet janë gra. Ne kemi mbështetur vende pune për mbi 12 mijë gra në tre vitet e fundit”, ka shkruar Kurti.
Ai shtoi se përgjatë tri viteve, qeveria ka mbështetur mbi 12 mijë gra.
“Ne kemi përdorur masa të synuara ndaj bizneseve në pronësi ose në bashkëpronësi të grave dhe u kemi ofruar grante dhe subvencione më të larta në kuadër të programeve tona të efiçencës së energjisë.”, u shpreh ai.
Tutje, kryeministri tha se më shumë se 100 mijë gra kanë hapur llogaritë e tyre bankare.
“Mbi 55 mijë gra kanë përfituar për herë të parë nga shtesat tona të lehonisë.”, shtoi ai.
“Në tre vitet e fundit ne kemi financuar mbi 4600 bursa universitare për gra dhe vajza në STEM. Ata tani përbëjnë 50% të studentëve në fushat STEM në Universitetin e Prishtinës – një arritje e jashtëzakonshme e barazisë gjinore në fushat tradicionalisht të dominuara nga meshkujt.”, shtoi kreu i ekzekutivit.
Ai tha se Qeveria ka integruar politikëbërjen me bazë gjinore në fusha të tilla si energjia, duke ofruar bursa dhe praktika për gratë në energji.
“Një numër rekord i grave në pozita vendimmarrëse në institucionet publike, përfshirë ndërmarrjet publike, në të cilat kemi katërfishuar (nga 10% në 45%) peshën e grave në bordet e drejtorëve. Arsimi, punësimi, përfaqësimi, mirëqenia dhe pavarësia financiare janë shtyllat kryesore të barazisë sociale dhe gjinore. Jemi krenarë që nën udhëheqjen e Qeverisë sonë, këto shtylla janë më të forta se kurrë.”, tha mes të tjerash shefi i qeverisë./Arbresh.info/
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin