Vdes një person në QKUK, policia nis hetimet

08:58 | 22 Korrik 2024
E.G

Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare i cili është sjellur me probleme shëndetësore.

Në raportin 24 orësh, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar derisa trupi i pajetë është dërguar në IML, shkruan Arbresh.info.

Me vendim të prokurorit rasti inicohet si më lartë dhe i nënshtrohet procedurave hetimore.

“HETIM MBI VDEKJEN Prishtinë 21.07.2024, 04:54 . Raportohet se ka ndërruar jetë në QKUK viktima mashkull kosovar, i cili ishte sjellur me probleme shëndetësore. Lidhur me rastin vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar derisa njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe IML kanë mbetur që të marr trupin e pajetë. Me vendim të prokurorit rasti inicohet si më lartë dhe i nënshtrohet procedurave hetimore.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Të ngjashme