Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë pamje nga një orë e punuar me 12 valltarë shqiptarë e cila është pranuar në garën e Çmimit të Madh të Orëve 2024 në Gjenevë të Zvicrës.
Ai tha se Shqipëria po hyn për herë të parë në këtë garë, shkruan Arbresh.info.
“MIRËMËNGJES dhe me këtë kryevepër të mahnitshme të Pirros, një orë me një fushë prej 1500 pllakëzash mikroskopike në gur të kuq nga Murano, mbi të cilën janë vendosur 12 valltarë shqiptarë nga 0.9mm, punuar me dorë në ar të verdhë 18 karatësh, e cila është pranuar në garën e Çmimit të Madh të Orëve 2024 në Gjenevë, Zvicër, ose ndryshe “Oskari” botëror i orëkrijuesve, ku falë argjendarit tonë gjenial hyn për herë të parë edhe Shqipëria, ju uroj një javë të mbarë”, u shpreh ai./Arbresh.info/
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...