Shpërthim me lëndë plasëse në një pallat në Pogradec

08:13 | 22 Korrik 2024
E.G

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në Pogradec. Sipas policisë, rreth orës  02:30 në sheshpushimin e një pallati midis katit të parë dhe katiti të dytë, në afërsi të banesës së një shtetasi është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

/abcnews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme