Lojërat Olimpike Paris 2024 do të kenë 3,800 orë sport të drejtpërdrejtë dhe do të dhurohen 329 medalje ari në 32 sporte gjatë 18 ditëve të garave, të cilat do të mbahen në Paris dhe në pjesë të tjera të Francës.
Këtu keni gjithçka që duhet të dini për Olimpiadën e 34-të Verore.
Por aksioni sportiv në fakt fillon të mërkurën, më 24 korrik me ndeshjet në futboll, hendboll dhe gjuajtje me hark.
Ceremonia e hapjes do të zhvillohet përgjatë lumit Seine në vend të një stadiumi.
Medaljet e para do të jepen një ditë më vonë dhe gara do të përfundojë më 11 gusht, me ceremoninë e mbylljes në mbrëmje.
Kur janë finalet e 100 metrave?
Finalja e 100 metrave për femra do të mbahet në orën 20:20 të shtunën, më 3 gusht dhe pak më shumë se 24 orë më vonë, në orën 20:50 më 4 gusht, do të jetë finalja e 100 metrave për meshkuj.
Të dyja do të zhvillohen në Stade de France, ku zhvillohen të gjitha garat e atleteve.
Sa medalje ari do të fitohen?
Ka 329 medalje të arta në Paris 2024, me 39 medalje të fituara në ditën e parafundit të garës, të shtunën më 10 gusht.
Medalja e parë e Lojërave do të jetë në qitje – pushkë ajrore e përzier – dhe ajo pritet të fitohet në orën 10:30 të së shtunës, më 27 korrik.
Cilat sporte janë të reja për Paris 2024?
I vetmi sport i ri për Lojërat Olimpike të 2024, është një sport që po shpërthen. Bëhet fjalë për “Breakdancing”. Është një stil kërcimi që e ka origjinën në Bronx në Nju Jork gjatë viteve 1970, por ka evoluar për t’u bërë një sport garues.
Gara për femra do të zhvillohet më 9 gusht dhe ajo e meshkujve më 10 gusht. Gjithsej 32 pjesëmarrës, 16 meshkuj dhe 16 femra do të garojnë për medaljet.
Basebolli/softbolli dhe karateja u shfaqën të dyja në Tokio tre vjet më parë, por janë hequr për këto Lojëra Olimpike.
Kush do të fitojë para për medalje?
A u është ndaluar Rusisë dhe Bjellorusisë pjesëmarrja në Lojërat Olimpike?
Atletët rusë dhe bjellorusë do të lejohen të garojnë si atletë neutralë, të njohur si AIN (Atletët Individualë Neutralë). Ata nuk do të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes në Lojërat Olimpike 2024 në Paris, shkruan Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.
Orari dhe vendet e disa prej garave kryesore
Ngjarjet mund të ndryshojnë. Disa sporte kanë ditë pushimi që nuk janë përmendur më poshtë.
Atletikë: 1-11 gusht, Stade de France (pistë dhe fushë)
Basketboll 3×3: 30 korrik deri më 5 gusht, La Concorde
Basketboll: 27 korrik deri më 11 gusht, Stadiumi Pierre Mauroy (faza e grupeve) & Bercy Arena (finale)
Boks: 27 korrik deri më 10 gusht, Arena e Parisit të Veriut dhe stadiumi Roland-Garros
Futboll: 24 korrik deri më 10 gusht, stadiumi Bordeaux, stadiumi Geoffroy-Guichard, Stadiumi La Beaujoire, Stadiumi i Lyonit, Stadiumi Marseille, Stadiumi Nice & Parc de Princes (finale)
Hendboll: 25 korrik deri më 11 gusht, Arena e Parisit të Jugut (faza grupore), Stadiumi Pierre Mauroy (faza me eliminim direkt)
Xhudo: 27 korrik deri më 3 gusht, Champ-de-Mars Arena
Not: 27 korrik deri më 4 gusht, Paris La Defense Arena
Taekwondo: 7-10 gusht, Grand Palais
Tenis: 27 korrik deri më 4 gusht, Roland Garros
Volejboll: 27 korrik deri më 11 gusht, Arena e Parisit të Jugut
Vaterpolo: 27 korrik deri më 11 gusht, Qendra Ujore, Paris La Defense Arena
Peshëngritje: 7-11 gusht, Arena e Parisit të Jugut
Mundje: 5-11 gusht, Champ-de-Mars Arena
Ceremonia e mbylljes: 11 gusht, Stade de France/telegrafi
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...