Vida pensionohet nga kombëtarja e Kroacisë

17:01 | 21 Korrik 2024
D.H

Domagoj Vida i ka dhënë fund aventurës së tij me kombëtaren e Kroacisë pas një aventure 14-vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur kombëtarja kroate përmes një postimi në rrjetin social X-(ish Twitter), shkruan Arbresh.info.

Vida është paraqitur 105 herë me Kroacinë duke realizuar katër gola.

“Është krenari ta mbash veshur fanellën më të bukur në botë të paktën një herë në karrierën tënde. Dhe kur një gjë të tillë e bën 105 herë, luan në shtatë turne të mëdhenj. Më pas ndihesh jashtëzakonisht mirënjohës për një privilegj të tillë”, ka shkruar Vida në letrën e tij lamtumirëse.

Ai ishte pjesëmarrës në Kampionatin Evropian “Euro 2012”, Kupën e Botës 2014, Euro 2016, Kupa e Botës 2018, Euro 2020, Kupa e Botës 2022, Uefa Nations League Finals 2023 dhe së fundmi në Euro 2024.

Në gjithë këto turne fitoi medaljen e argjendë në Botërorin e viti 2018 dhe në Nations League Finals 2023.

Si dhe medaljen e bronztë në Kupën e Botës 2022 në Katar./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme