Efektivët e policisë dhe grupi hetimor po identifikojnë një automjet të djegur, të gjetur në fshatin Bejaj, i cili dyshohet të jetë përdorur për atentatin në Memaliaj.
Sipas dyshimeve të ekspertëve, mendohet të jetë një automjet i tipit luksoz, BMW X5.
Në automjetin e djegur nga autorët janë gjetur edhe disa armë të tipit automatik,numri i të cilave nuk është përcaktuar ende, të cilat dyshohet të jenë përdorur në atentatin në Memaliaj, ku mbetën të vrarë tre shtetas dhe një tjetër u plagos.
Ekspertët kriminalistik po kryejnë hetime të mëtejshme për atë çfarë është mundur të evidentohet nga ngjarja.
Nga ana tjetër janë angazhuar tre drejtori të policisë, nga qyteti i Vlorës, Beratit dhe Gjirokastrës, të cilët po krehin zonën ku ndodhi atentati, por edhe qytetet përreth./euronews.al
Zjarr në Kullën Eifel, evakuhoen 1200 persona
Policia e Kosovës rritë masat e sigurisë në prag të festës K...
Lista Serbe ankohet në PZAP për moscertifikim
Guardiola konfirmon një mungesë të madhe për ndeshjen ndaj E...
Ukraina merr një miliard dollarë nga Britania dhe Japonia si...
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë vjen n...