Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla ka reaguar pas bilancit të policisë rrugore lidhur me javën e fundit.
Balla shkruan se duhet të ndiqen me kujdes rastet e shkeljeve të normave të qarkullimit rrugor, e nëse shpejtësia kalohet 2 deri në 3 herë më shumë atëherë kthehet në rrezik për përfshirje në ngjarje rrugore.
Tutje, ai apelon drejtuesit e mjeteve të shijojnë rrugët e reja të vendit dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.
”Ndiqni me vëmendje këto raste flagrante shkeljesh të normave të qarkullimit rrugor.
Shpejtësi që shkon edhe 2 deri në 3 herë më shumë se norma e lejuar në rrugët e reja të vendit, dhe në tunelin e Llogarasë, janë rrezik potencial për përfshirjen në ngjarje rrugore. Apeloj për të gjithë drejtuesit e automjeteve, të shijojnë rrugët e reja të vendit, të shijojnë fundjavën, por të kujdesen për jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës duke respektuar rregullat e Qarkullimit Rrugor’‘, shkruan Balla.
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...