Një person raportohet se është rrëmbyer ditën e shtunë në Preshevë.
Rastin në polici e ka paraqitur motra e viktimës, e cila ka raportuar se vëllai i saj i mitur është rrëmbyer për shkak të një mosmarrëveshje rreth një borxhi, shkruan Arbresh.info.
Në pronën e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar 2.41 gram marihuanë.
“RRËMBIM Preshevë 20.07.2024-16:00. Ankuesja femër Shqiptare shtetase e Serbisë, ka raportuar në Stacionin Policor Gjilan se pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi, është rrëmbyer vëllai i saj i mitur, viktima mashkull shqiptar shtetas i Serbisë; nga i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë bastisjes tek prona e të dyshuarit është gjet dhje konfiskuar 2.41 gram marihuanë. Rasti është duke u hetuar.”, thuhet në raportin e policisë./Arbresh.info/
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...