Kosova ka dërguar në Bruksel komentet në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit. Nga Qeveria e Kosovës njoftojnë se e ka marrë konfirmimin edhe nga Brukseli për pranim të komenteve dhe planin e zbatimit të Marrëveshjeve.
Krejt çka pret Kosova është që pala serbe të jetë konstruktive dhe të mos e refuzojë Marrëveshjen. Njohës të çështjeve politike vlerësojnë se procesi dialogues do të mund të zhbllokohej, nëse komentet do të merren parasysh.
Qeveria e Kosovës ka dërguar brenda afatit komentet drejt Bashkimit Evropian lidhur me planin e sekuencimit për zbatimin e marrëveshjes me Serbinë. Nga Qeveria e Kosovës, në një përgjigje me shkrim, kanë treguar disa prej çështjeve që janë adresuar në dokumentin prej shtatë faqesh.
“Disa prej çështjeve të adresuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës përmes komenteve të dërguara, kanë të bëjnë me zbatimin në plotni të Marrëveshjes Bazike, në tërësinë e të gjitha neneve të saj e natyrisht dhe pranimin e marrëveshjes nga palët, duke pasur parasysh refuzimet e shpeshta, edhe publike të Serbisë ndaj Marrëveshjes Bazike. Gjithashtu, është shprehur nevoja për mosdevijimin, por respektimin e parimeve të marrëveshjes, e ku një shembull është ai i ecjes paralel në zbatim, ku njëra palë bën një hap e pala tjetër një hap tjetër”, thuhet nga Qeveria e Kosovës.
Në këto komente, sipas Qeverisë janë ofruar edhe argumente se Kosova ka qenë konstruktive në këtë proces, ndërkohë që Serbia ka shkelur vazhdimisht nenet e marrëveshjes.
“Në dokument janë ofruar ndër të tjera edhe komente e argumente mbi atë se pala e Kosovës ka përmbushur një pjesë të obligimeve nga ana e saj, teksa kundërpërgjigjja e Serbisë ndaj këtij konstruktiviteti nga ana jonë, kanë qenë shkeljet e vazhdueshme të frymës dhe neneve të marrëveshjes”, thuhet mes tjerash.
Njohës të çështjeve politike vlerësojnë se procesi dialogues do të mund të zhbllokohej nëse komentet do të merren parasysh.
“Nëse do të jetë një vendosmëri e faktorit ndërkombëtar dhe të bazohet në komentet që dërgohen nga palët dhe të merren seriozisht komentet e Kosovës se marrëveshja duhet të zbatohet në mënyrë paralele, e po ashtu t’i kërkohet Serbisë që të mos pengoj rrugën e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare e njohje të reja, atëherë mund të ketë shpresë se edhe marrëveshja do zbatohet. Nëse vazhdohet me një politikë toleruese ndaj Serbisë e në anën tjetër ti bëhet presion për themelimin e Asociacionit, mund të them se do të mbesim këtu ku jemi, në një stagnim të procesit dialogues”, tha analisti Fidan Ukaj për RTK.
Në takimin e fundit në Bruksel nuk ka pasur ndonjë përparim në zbatimin e Marrëveshjes.
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...