Google ADS

Greqi: Shqiptarët e burgosur futen në grevë urie, ankohen për shkelje të të drejtave

18:17 | 20 Korrik 2024
R J

Disa nga të burgosurit shqiptarë në Greqi, kanë njoftuar se kanë filluar një grevë urie.

Ata thonë se këtë po e bëjnë sepse sipas tyre u janë shkelur të drejtat që i takojnë për lirimin me kusht.

Në grevë janë futur edhe të dënuar të kombësive të tjera, raporton Tvklan.al, transmeton Klankosova.tv.

Përmes një deklarate, ata kërkuan nga ana e institucioneve të drejtësisë në Greqi që të merren masa për kërkesat e tyre.

Personat që kohën e kalojnë prapa grilave, kërkojnë që të rregullohet kuadri ligjor për lirimet me kusht, në mënyrë që së pari të zbatohet ligji që ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale, si dhe të mos cenohet e drejta që të trajtohen me ligjin me të butë.

Të dënuarit pretendojnë se drejtësia greke nuk e njeh të drejtën e lirimit me kusht, dhe se po i mban në burg në mënyrë të paligjshme.

Sipas informacioneve të disa prej të dënuarve ata kanë 1-2 vite që janë në pritje për të shqyrtuar kërkesat e tyre për lirim me kusht, ndërkohë janë afro 16 mijë të dënuar dhe paraburgosur që deri në fund të korrikut mund t’u bashkohen grevës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme