Mitropoliti ortodoks i Beratit, Vlorës dhe Kaninës, Imzot Ignati ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare.
Lajmin e ka bërë të ditur, presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili ka shprehur ngushëllimet komunitetit ortodoks për humbjen e tij.
Postimi i plotë:
“Sot, besimtarët ortodoksë të Beratit, Vlorës dhe Kaninës humbën Mitropolitin e tyre, Hirësinë e Tij, Imzot Ignatin. Arvanitas, me origjinë nga Thiva e Greqisë, ai e zotëronte shumë mirë gjuhën shqipe.
Nga viti 1998, deri më sot, në misionin e tij si Mitropolit ai punoi pa u lodhur për ringritjen e kishës, ndihmën e njerëzve në nevojë dhe mbarëvajtjen e harmonisë fetare në vend.
Shpreh ngushëllimet e mia për besimtarët e Mitropolisë së hirshme të Beratit dhe gjithë komunitetit ortodoks të Shqipërisë për humbjen e këtij bariu të kishës!
I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!
Ngushëllime!”, ka shkruar Begaj.
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...