Një ish-deputete nacionaliste e parlamentit të Ukrainës e njohur për fushatat e saj të zhurmshme për të mbrojtur gjuhën ukrainase është vrarë në Lviv.
Policia nisi një kërkim të gjerë për personin e armatosur që dyshohet se kishte qëlluar Iryna Farion, 60 vjeçe, në një rrugë në qytetin perëndimor, shkruan The Guardian.
Guvernatori i rajonit, Maksym Kozytskyi, tha në Telegram se Farion kishte vdekur pasi u dërgua në spital. Ministri i Brendshëm, Ihor Klymenko, kishte thënë më herët se të shtënat po trajtoheshin si tentativë për atentat.
Presidenti i vendit, Volodymyr Zelenskiy tha se po merrte raporte të rregullta mbi përpjekjet për kapjen e të armatosurit. Ai tha se çdo akt dhune duhet të dënohet.
Prokuroria e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 19 pandehurv...
Derbi mes Prishtinës dhe Dritës/ Publikohen formacionet star...
Nga Ukraina, te raportet me Kinën e Mbretërinë e Bashkuar dh...
Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës: Largimi i Atilla Kardesh...
Ndalohet importi i shpendëve/ Gripi, bllokim shpendëve, mish...
“Ta kesh parasysh, është nënë e dy fëmijëve”, mesazhi i kodu...