Fluksi në kalimet kufitare, në Merdar pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 1 orë

13:18 | 20 Korrik 2024
E.K

Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar bën të ditur për pritje në pikat kufitare Merdar dhe te Dheu Bardhë (ora 12:30).

Në Merdar pritjet për të hyrë në Kosovë janë 50-60 minuta, ndërsa te Dheu i Bardhë 90-100 min.

Pritjet për të hyrë në Kosovë ka edhe në Jarinje deri në 10 minuta si dhe në Bërnjak 15 min.

Ndryshe, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ditë më parë apeloi mërgimtarët dhe qytetarët e Kosovës që të rrisin kujdesin gjatë kalimit nëpër Serbi dhe sipas vlerësimit të situatës të shmangin lëvizjen përmes territorit serb.

Një deklaratë e tillë e MPJD-së erdhi pas rastit në Serbi ku mbeti i vrarë një polic serb dhe një tjetër u plagos./Arbresh.info

Të ngjashme