Nga një muaj paraburgim për katër të arrestuarit për fajde në Prishtinë

12:19 | 20 Korrik 2024
K.B

Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurit, duke vendosur që L.Xh, V.Xh, M.Z dhe M.Xh të mbahen në paraburgim për një periudhë prej një muaji secili.

Ata dyshohen për kryerjen e veprës penale të fajdesë në bashkëkryerje.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vlerësuar se ekzistojnë kushtet për caktimin e paraburgimit, duke argumentuar se lënia në liri e të pandehurve paraqet rrezik për arratisje dhe shmangie nga procedura penale.

“Ekziston gjithashtu rreziku që të pandehurit të përsërisin veprat penale të natyrës së njëjtë ose më të rënda, të asgjësojnë, fshehin, ndryshojnë ose falsifikojnë provat, si dhe të pengojnë rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar tek njëri-tjetri. Për këto arsye, gjyqtari ka konstatuar se masa e paraburgimit është e vetmja masë për të siguruar rrjedhën e papenguar të procedurës penale në këtë çështje”, thuhet në njoftim.

Palët e pakënaqura me këtë aktvendim kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë./Betimipërdrejtësi

LEXO EDHE:

Aksion kundër fajdeve në Prishtinë, arrestohen katër persona

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme