Qilimi i gurtë në Gjirokastër drejt përfundimit, Rama ndan pamjet

11:10 | 20 Korrik 2024
K.B

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë pamjet nga parkimi i ri nëntokësor në Gjirokastër.

Rama ka thënë se dhe qilimi i gurtë është drejt përfundimit, dhe sipas tij kjo do t’i mundësojë këmbësorëve hyrjen në qytet me Qafën e Pazarit.

“Drejt përfundimit edhe qilimi i gurtë i mirëseardhjes në Gjirokastër mbi parkimin e ri nëntokësor të qytetit, që e çliron tërësisht nga makinat sheshin e rilindur të Çerçizit dhe lidh për këmbësorët hyrjen në qytet me Qafën e Pazarit, e cila gëlon ditë e natë nga turistët që këtë vit janë edhe më të shumtë, ndërkohë që çdo muaj hapen dyer të reja shtëpish tradicionale të restauruara e rilindura si bujtina mikpritjeje”, shkroi Rama në Facebook./Arbresh.info/

Të ngjashme