Google ADS

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes tetë personave në Kllokot

08:50 | 20 Korrik 2024
K.B

Tetë persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës si pasojë e rrahjes në Kllokot.

Siç bëhet e ditur nga raporti i policisë, rrahja ka ndodhur ndërmjet dy grupeve të rinjsh për shkak të një mosmarrëveshjeje të mëhershme.

Si pasojë e rrahjes, dy të dyshuar kanë pësuar lëndime trupore.

Në njoftimin nga policia thuhet që lëndime trupore ka pësuar edhe viktima zyrtar policor jashtë detyrës, i cili kishte ndërhyrë për ta qetësuar situatën.

“Kllokot,19.07.2024-20:45. Ka ndodhur një rrahje ndërmjet dy grupeve të rinjsh për shkak të një mosmarrëveshjeje të mëhershme. Si pasojë e rrahjes, dy të dyshuar kanë pësuar lëndime trupore. Lëndime trupore ka pësuar edhe viktima zyrtar policor jashtë detyrës, i cili kishte ndërhyrë për ta qetësuar situatën. Lidhur me rastin janë arrestuar tetë të dyshuar meshkuj kosovarë dhe me vendim të prokurorit kujdestar dërgohen në mbajtje”, thuhet në raport./Arbresh.info/

Të ngjashme