Policia e Kosovës ka sekuestruar lëndë narkotike në shtëpinë e një burri në Prishtinë.
Sipas njoftimit, gjatë kontrollit kanë sekuestruar një bimë kanabis, 30 fara kanabisi, një peshore, 13 gramë substancë narkotike të llojit marihuanë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar me procedurë të rregullt.
“Rr. Bajram Kelmendi, Prishtinë, 19.07.2024-07:00. Duke vepruar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, njësitë policore kanë kryer kontrollin në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar: një bimë kanabis, 30 fara kanabisi, një peshore, 13 gramë substancë- dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë dhe disa qese të vogla të zbrazëta. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, njofton policia në raport./Arbresh.info/
Spiropali pret ambasadorin Bucci: Rol të rëndësishëm në forc...
Ndajnë rrugët Valon Ahmedi dhe Shkëndija
Franca thotë se BE-ja nuk do të tolerojë sulme në kufijtë e ...
“Ulja e çmimit të energjisë, më e madhja në 35 vite”, Rama: ...
BDI: Mickoski vazhdon të degradojë gjuhën shqipe
Ndajnë rrugët Valon Ahmedi dhe Shkëndija