Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur për vrasjen e Faton Hajrizit, i cili thuhet se e vrau një polic serb dhe e plagosi një tjetër.
Vuçiq tha se ka shumë gjëra të çuditshme në të gjithë historinë e Hajrizit, por se sipas tij, hetimi do të tregojë të gjitha motivet.
“Hajrizi ishte nën ndikimin e agjencive të ndryshme. Shumë gjëra janë në pikëpyetje, por organet kompetente do ta bëjnë pjesën e tyre”, tha Vuçiq, shkruan “Kurir”.
Faton Hajrizi u arratis javë më parë nga Burgu i Smrekonicës, teksa mesnatës e të mërkures dyshohet se e vrau një polic serb, e ku më pas u vu në ndjekje nga Serbia.
Ai arriti që t’i shmangej ballafaqimit me policinë serbe deri sot, ku edhe mbeti i vrarë, teksa ministria e Jashtme e Kosovës ka kërkuar nga Serbia konfirmim për identitetin e tij.
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...