Google ADS

Osmani e “kënaqur” për bisedën me kryeministren estoneze, e vlerëson si të guximshme në udhëheqje

19:22 | 19 Korrik 2024
KRG

Presidentja Vjosa Osmani, u shpreh e kënaqur që ka folur me kryeministren e Estonisë Kaja Kallas, këtë herë në kuadër të samitit të katërt të Komunitetit Politik Evropian.

Ajo e lavdëroi presidenten estoneze, për “guximin e shfaqur” gjatë udhëheqjes, përcjell Arbresh.info.

“Paqja dhe siguria në kontinentin evropian kërkojnë udhëheqje të guximshme dhe të qëndrueshme, të cilën kryeministrja Kallas e ka demonstruar në mënyrë të jashtëzakonshme” – ka shkruar Osmani në X.

Të ngjashme