Ronald Koeman duket se nuk e harron mënyrën se si e mbylli aventurën si trajner te Barcelona. Holandezit ende nuk i ka dalë inati dhe së fundmi shprehet se është një turp për klubin mënyra se si e larguan atë, Xavin, por edhe Messin.
“Mënyra si e larguan Xavin ishte për turp. Është i trishtë fakti që sot ai nuk është më pjesë e Barcelonës, ashtu siç nuk jam unë apo si larguan Messin. Më duket se drejtuesve të klubit nuk iu “plas” për legjendat e skuadrës.
Në këto vitet e fundit, legjendat nuk janë trajtuar siç duhet dhe i kanë larguar, mendoj se më e mira do të ishte që fillimisht të kujdeseshin për legjendat e tyre dhe më pas të luftonin për të transferuar lojtarë në merkato.
Barcelona duhej të ishte në majë, por menaxhimi është shumë keq. Ëndrra ime është të rikthehem te Barça, por jo si trajner. Dua të ndihmoj në aspektin teknik, por sigurisht me një tjetër president dhe jo me Laportën”, u shpreh Koeman.
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...