Google ADS

Sanksione amerikane ndaj hakerëve rusë

18:23 | 19 Korrik 2024
KRG

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën të premten sanksione ndaj dy drejtuesve të rrjetit rus të hakerëve “Cyber Army of Russia Reborn”, duke theksuar rolin e tyre kundër infrastrukturës kritike amerikane, tha Departamenti i Thesarit.

Yuliya Vladimirovna Pankratova dhe Denis Olegovich Degtyarenko janë drejtuesit e grupit dhe hakerët kryesorë, thuhet në një deklaratë të publikuar nga Departamenti i Thesarit.

Grupi i hakerëve, i njohur shkurtimisht CARR, ka ndërmarrë sulme kibernetike ndaj Ukrainës, shteteve dhe kompanive që e mbështesin atë. Vitin e kaluar, grupi CARR mori përsipër sulmet kundër disa projekteve të infrastrukturës kritike në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë, thuhet në deklaratë.

“Përpjekjet e CARR-it dhe anëtarëve të saj kundër infrastrukturës tonë kritike përbëjnë një kërcënim të papranueshëm për qytetarët dhe komunitetet tona, me pasoja të rrezikshme”, tha Brian Nelson, nënsekretar i Departamentit të Thesarit për çështjet e terrorizmit dhe krimit financiar./VOA

Të ngjashme