Google ADS

Arrestohet amerikani në Tiranë, i sekuestrohen “kërpudha magjike” dhe kanabis

17:28 | 19 Korrik 2024
KRG

Një amerikan ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi iu gjetën kërpudha magjike” dhe kanabis.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, të mbështetura nga inteligjenca operative, kanë organizuar në drejtimin e Prokurorisë, operacionin policor të koduar “Shrooms”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi amerikan A. U., 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në parkun e liqenit artificial të Tiranës, shtetasin e lartpërmendur, të cilit gjatë kontrollit fizik dhe të banesës, i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe psilocybin (kërpudha magjike).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

“Kërpudhat magjike”, shkaktojnë halucinacione dhe mund të ndikojnë në tru për javë të tëra, sipas studimeve./TCh

Të ngjashme