Janë djegur katër vetura, dy tërësisht dhe dy të tjera pjesërisht në lagjen “Marigona Residence”, në fshatin Preoce.
Lajmin për Arbresh.info, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Prishtinën, Agron Borovci.
Borovci ka thënë se nuk ka persona të lënduar.
Ai ka thënë se aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.
“Rreth orës 10:30, është pranuar informata për një zjarr në një lagje në fshatin Preoce.Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të lokalizimit të zjarrit.Informacionet e para nga vendi i ngjarjes tregojnë për dy vetura të përfshira tërësisht nga zjarri përderisa dy të tjera pjesërisht, ndërkaq nuk raportohet për të lënduar.Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, konfirmoi Borovci.
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...
Haradinaj mban sot konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...