Zyrtarët pakistanezë kundërterrorizmit e kanë arrestuar liderin e Al-Qaeda, Amin ul Haq, duke e përshkruar si ndihmës të afërt me ish-liderin e vrarë të grupit, Osama Bin Laden, organizatorin e sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001 në Shtetet e Bashkuara.
Departamenti kundërterrrorizmit në provicën e Punxhabit, ka thënë se e ka nisur një rast ligjor kundër ul Haqit, duke e akuzuar se ka planifikuar sabotazh përmes instalimeve të rëndësishme në provincë.
“Është zhvillim i rëndësishëm në luftën kundër terrorizmit. Departamenti kundërterrorizmit, në bashkëpunim me agjencitë e inteligjencës, e kanë kapur me sukses Amin ul Haq, liderin e Al-Kaidës”, ka thënë zëdhënësi i Departamentit përmes një deklarate.
Bin Laden është vrarë më 2011 në një bastisje amerikane, teksa ka qenë duke u fshehur në qytetin palestinez, Abotabad./abcnews.al
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Ankandi i pesëmbëdhjetë për vitin 2024 do të mbahet më 3 dhj...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor
Kurti merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Stadiumit të ...
Rama fton të gjithë të ndjekin në 4K filmin e realizuar në 1...