Disa media amerikane raportuan, duke cituar burime të paidentifikuara, se presidenti amerikan Joe Biden mund të tërhiqej nga gara zgjedhore.
New York Times raporton se presidenti amerikan ka filluar të pranojë faktin se ai mund të mos jetë në gjendje të fitojë një mandat tjetër në zgjedhjet e 5 nëntorit dhe mund të tërhiqet, por fushata e Biden hodhi poshtë lajmin.
“Raporti i Neë York Times është absolutisht i gabuar,” tha bashkëkryetari i fushatës së Biden, Cedric Richmond për MSNBC, duke vënë në dukje se presidenti tha se do të kandidojë.
Washington Post raportoi se ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi është e bindur se Biden së shpejti mund të bindet të tërhiqet nga gara zgjedhore.
Sipas Reuters, Pelosi u tha kongresmenëve demokratë se Biden ishte pranë tërheqjes.
Biden po i merr seriozisht thirrjet për t’u tërhequr pasi kandidati demokrat për president dhe disa përfaqësues demokratë besojnë se është vetëm çështje kohe para se ta bëjë raportoi Reuters, duke cituar burime të njohura me këtë çështje.
Udhëheqësit e shumicës në Senat dhe pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve, Chuck Schumer dhe Hakeem Jeffries, si dhe Pelosi, kanë shprehur ditët e fundit, në bisedë të drejtpërdrejtë me Biden kanë shprehur shqetësim të thellë jo vetëm se presidenti aktual do të humbasë zgjedhjet e 5 nëntorit, por se për shkak të tij partia do të humbasë çdo shans për të fituar një shumicë në Dhomën e Përfaqësuesve, sipas disa raporteve të mediave amerikane.
Associated Press, duke iu referuar burimeve të njohura, të cilët kërkuan të mbeten anonimë, njoftoi se edhe ish-presidenti Barack Obama ishte i shqetësuar për kandidaturën e Biden./abcnews.al
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Turqia shkarkon edhe dy kryetarë kurdë
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Angela Merkel shpreh ‘shqetësim të madh’ për rolin e Elon Mu...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...