Google ADS

Osmani takon kryeministrin belg, e falënderon për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën

09:08 | 19 Korrik 2024
K.B

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është takuar me kryeministrin e Belgjikës Alexander de Croo, në Samitin e Liderëve të Komunitetit Politik Evropian në Britani.

Osmani ka thënë se e ka falënderuar atë për mbështetjen e tij të vazhdueshme për Kosovën.

“Diskutuam rëndësinë e integrimit euroatlantik të Kosovës, anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe angazhimin tonë të përbashkët për ta thelluar bashkëpunimin midis dy shteteve tona”, shkruan Osmani në Facebook./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme