Aksion kundër fajdeve në Prishtinë, arrestohen katër persona

08:45 | 19 Korrik 2024
K.B

Katër persona janë arrestuar në Prishtinë, për shkak të dyshimit të veprës penale “Fajdeja”, sipas KPRK-së.

Prokuroria Themelore në bashkëpunim me Policinë e Kosovës njoftojnë se janë duke realizuar një aksion, me ç’ rast janë kryer bastisje në disa lokacione në territorin e qytetit të Prishtinës.

“Nga ky aksion i zhvilluar janë arrestuar katër (4) persona të dyshuar, derisa Prokuroria Themelore në Prishtinë, ndaj të njëjtëve do t’i ndërmerre veprimet e mëtejme ligjore”, bën të ditur njoftimi.

Tutje, policia njofton se lidhur me zhvillimet e tjera do t’iu njoftojmë në vazhdimësi./Arbresh.info/

Të ngjashme