Përfaqësuesit e Qeverisë së Malit të Zi prezantuan sot programin e shumëpritur “Europe Now 2” dhe Strategjinë Fiskale. Sipas qeverisë së Malit të Zi, pagat do të rriten që nga 1 tetori 2024, ku ajo mesatare do të jetë 1000 €uro.
Paga minimale për ata që kanë mbaruar shkollën e mesme do të jetë 600 euro, ndërsa për ata me diplomë universiteti do të jetë 800 euro. Pensionet, përveç atij minimal, nga janari do të rriten me 7%-8%. Norma e TVSH-së mbetet 21%, ndërsa TVSH-ja e unifikuar për sektorin e hotelerisë do të jetë 15%.
Në konferencën për media, përveç përfaqësuesve të Qeverisë, ishin edhe përfaqësues të Demokracisë së Re Serbe dhe Partisë Popullore Demokratike, të cilët thanë se mbështesin Qeverinë dhe Strategjinë Fiskale.
Kryeministri Milojko Spajiç u shpreh në konferencën për mediat se paga mesatare në Mal të Zi së shpejti do të jetë 1000 euro dhe se paga mesatare minimale do të jetë 700 euro.
Të gjithë pensionistëve do t’u rriten pensionet që nga janari 2025 mesatarisht 7% ose 8%, njoftoi Spajiç, duke theksuar se kjo nuk vlen për pensionet minimale.
Ulja e barrës tatimore mbi pagat si kosto kryesore fiskale për punëdhënësin realizohet nëpërmjet uljes së kontributeve për sigurimin pensional të invaliditetit.
“Kontributet për Fondin e Sigurimit Pensional dhe Invalidor (PIO) në kurriz të punonjësit do të ulen nga 15% në 10%. Kontributet për PIO në kurriz të punëdhënësit do të zbresin nga 5.5% në 0%”, tha Spajiç.
/rtsh.al/
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist