Partizani vuan, por fiton me përmbysje 1-2 në ndeshjen e kthimit përballë Marsaxlokk, duke siguruar kështu edhe biletën e kualifikimit për në raundin e dytë të UEFA Conference League.
Pas barazimit 1-1 javën e kaluar në Elbasan, të dyja skuadrat e nisën sfidën në kërkim të golit, por pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura.
Fraksioni i dytë nisi në malore për “Të Kuqtë”, pasi vendasit kaluan shumë shpejt në avantazh me anë të Yuri-t që realizoi golin e parë të mbrëmjes në minutën e 46-të, por ishte vetëm një iluzion.
Kjo pasi Partizani barazoi shumë shpejt me anë të Tedi Carës që realizoi në minutën e 48-të dhe gjithçka ndryshoi. Pas golit, kryeqytetasit diktuan ritmin dhe dominuan ndeshjen dhe kundërshtarin, teksa goli i fitores dhe kualifikimit vonoi, por nuk mungoi.
Në kohën shtesë, në minutën e 93-të, pas një aksioni të bukur, Keko përfitoi dhe me portën e boshatisur realizoi duke çuar në rrjetë pasimin e Hadrojt.
1-2 dhe Partizani siguron kështu kualifikimin për në turin e dytë të Conference League, aty ku do të masë forcat me skuadrën nga Gjeorgjia, Iberia 1999.
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit