Parlamenti izraelit ka votuar me shumicë dërrmuese kundër pasjes së një shteti palestinez teksa konflikti në Gazë vijon. Rezoluta e cila refuzon krijimin e një shteti palestinez është miratuar nga shumica e ligjëvnësve izraelitë.
Dokumenti u soll në Parlamentin izraelit nga partitë në koalicionin e kryeministrit Benjamin Netanjahu së bashku me partitë e krahut të djathtë nga opozita dhe madje mori mbështetje nga partia qendrore e Unitetit Kombëtar të Benny Gantz.
Ligjvënësit nga partia e qendrës së majtë Yesh Atid të liderit të opozitës Yair Lapid u larguan nga seanca për t’u mos u bërë pjesë e këtij votimi teksa më herët Lapid kishte folur në favor të një zgjidhjeje me dy shtete.
Të vetmit që kundërshtuan rezolutën ishin ligjvënës nga partitë Laburiste, Ra’am dhe Hadash-Ta’al.
Nisma u miratua vetëm disa ditë para vizitës së Netanjahut në SHBA për të adresuar në një sesion të përbashkët në Kongres dhe për t’u takuar me Presidentin Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë.
Ky veprim ka të ngjarë të irritojë më tej demokratët që nuk ndjehen rehat me përqafimin e një qeverie izraelite që gjithnjë e më shumë refuzon një zgjidhje me dy shtete.
Në shkurt, Knesset (parlamenti izraelit) miratoi një rezolutë të hartuar nga Netanjahu që refuzonte krijimin e një shteti palestinez.
Kjo rezolutë, e miratuar me 68 me 9, kundërshton tërësisht krijimin e një shteti palestinez, edhe si pjesë e një marrëveshjeje të negociuar me Izraelin.
“Knesset i Izraelit kundërshton me vendosmëri krijimin e një shteti palestinez në perëndim të Jordanisë. Krijimi i një shteti palestinez në zemër të Tokës së Izraelit do të përbëjë një rrezik ekzistencial për shtetin e Izraelit dhe qytetarët e tij, do të përjetësojë konfliktin izraelito-palestinez dhe do të destabilizojë rajonin”, thuhet në rezolutë.
/rtsh.al/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...