Llapi është mposhtur edhe në ndeshjen e dytë nga Wisla Krakow në kuadër të rrethit të parë kualifikues për Europa League me rezultat 2-1 në Podujevë.
Skuadra e Llapit e nisi ndeshjen më mirë ku rrezikoi përmes disa goditjeve të Elvir Gashijanit por pa shënuar, shkruan Arbresh.info.
Pjesa e parë përfundoi pa gola.
Kurse në pjesën e dytë u shënuan tri gola, me polakët që realizuan të parët përmes Rodados në minutën e 58-të.
Llapi barazoi 15 minuta me golin e zëvendësuesit Ardit Tahiri.
Llapjanët vazhduan sulmet e tyre mirëpo në minutën e 90-të pësuan edhe golin e dytë nga Kiakos për 2-1.
Me këtë rezultat u mbyll edhe takimi, ku pas dy ndeshjeve Llapi mposhtet me rezultat të përgjithshëm 4-1 dhe eliminohet nga kualifikimet për Europa League.
Tani Llapi aventurën evropiane e vazhdon në Conference League në rrethin e dytë./Arbresh.info
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...