Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se është duke e “verifikuar” lajmet jozyrtare që ka marrë nga Kina, që kanë të bëjnë me kërkimin e të dyshuarit për vrasjen e një polici dhe plagosjen e kolegut të tij në afërsi të Loznicës.
Sipas mediave serbe, Vuçiq ka konfirmuar se ka marrë informacion nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë (MPB) për arrestimin e të dyshuarit për organizimin e transportit të vrasësit të policit nga Presheva për në Loznicë.
“Tani po i verifikoj disa lajme jozyrtare që kam marrë nga Kina, shpresoj se gjithçka do të jetë mirë”, tha Vuçiq, i pyetur nëse ka ndonjë informacion të ri për vendndodhjen e një shqiptari të Kosovës të dyshuar për krimin afër Loznicës.
Vuçiq sërish i ka shprehur ngushëllimet familjes së policit Nikolla Krsmanoviq, i cili sipas tij ka mbetur i vrarë në një “sulm terrorist”.
Autoritetet serbe, përgjegjës për këtë vrasje e kanë bërë shtetasin kosovar, Artan Hajrizi, pasi thonë se në vend të ngjarjes është gjetur një pasaportë e Kosovës me emrin e tij.
Është raportuar se i dyshuari Artan Hajrizi ka qenë duke udhëtuar me një taksi, i vetëm me shoferin, mirëpo informacionet e fundit thonë se në fakt, në veturë ka qenë vëllai i tij, Faton Hajrizi.
Artan Hajrizi ka mohuar të ketë pasur dorë në vrasjen e një polici në Serbi.
Ai ka thënë se gjendet në Gjermani, derisa ka pretenduar se i janë vjedhur dokumentet identifikuese.
Ndryshe, zëvendëskryeministri i Serbisë dhe ministri i Punëve të Brendshme Ivica Daçiq deklaroi se informacionet për deklaratën e supozuar të Artan Hajrizit se vëllai i tij ia ka marrë dokumentet janë të rreme, sepse nëse vëllai i tij kishte ardhur tashmë në Gjermani, pse do të kthehej në Preshevë, sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme./Arbresh.info/
Kurti mirëpriti një delegacion të profesorëve, gazetarëve dh...
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...