Google ADS

Shqipëria, destinacion me plazhe spektakolare/ Media argjentinase “La Nacion”: Vendi po konsolidohet në hartën turistike

15:42 | 18 Korrik 2024
K.B

Shqipëria është një destinacion europian që do të ketë një bum turistësh gjatë stinës së verës në plazhet e saj. Media argjentinase “LA NACION” e konsideron vendin tonë një destinacion me plazhe spektakolare që po konsolidohet në hartën e turizmit.

Në një artikull të gjatë të medias argjentinase thuhet se Shqipëria është një vend i vogël me brigje në detet Adriatik dhe Jon duke i krahasuar ato me kartolina idilike me ujëra të pastër kristal .

Në jug të vendit shkruan “La nacion”, bregdeti Jon formon një peizazh të paharrueshëm për bukurinë e tij dhe një një nga pikat kryesore është Ksamili, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit , i njohur për ishujt e tij të vegjël të arritshëm me not ose varkë, ujërat e tij bruz dhe rërën e bardhë.

Në të njëjtën kohë, plazhi i Dhërmiut shquhet edhe si një nga destinacionet më të njohura në Rivierën Shqiptare, jo vetëm për qetësi, por edhe për aktivitete ujore. Qendra e saj e vogël historike është një tjetër atraksion në vetvete dhe plotësuesi ideal i një dite në plazh. Turistëve u sugjerohet që të vizitojnë edhe qytetin e Himarës.

Një tjetër destinacion që sugjerohet është edhe Tirana që paraqet një larmi atraksionesh turistike si dhe Berati një nga qytetet më të vjetra në Shqipëri, i njohur edhe nga UNESCO për arkitekturën e tij unike.

Sipas medias Argjentinase që nga pandemia, Shqipëria ka shënuar një rritje progresive të turistëve prej rreth 20-30 për qind çdo vit. Duke iu referuar raportit të turizmit të OKB-së, thuhet se në vitin 2023 Shqipëria ishte vendi i katërt që regjistroi rritjen më të madhe të ardhjeve ndërkombëtare të turistëve, dhe në total kishte mbi 10 milionë turistë, me shifra të theksuara rritjeje./abcnews.al

Të ngjashme