Osmani para hyrjes në Samitin e liderëve: Kosova storie suksesi, shembull për demokracinë

14:00 | 18 Korrik 2024
E.H

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani po e përfaqëson Kosovën në Samitin e Liderëve të Komunitetit Politik Evropian në Mbretërinë e Bashkuar.

Para mediave, Osmani është shprehur e lumtur që po merr pjesë në këtë samit teksa ka shprehu mirënjohje për njerëzit që janë prezent në këtë samit.

Deklarata e Presidentes Osmani:

Jam shumë e lumtur që jam këtu, dhe e nderuar që të përfaqësoj Kosovën, në këta Samit të katërt të Liderëve të Komunitetit Politik Evropian, një kënaqësi edhe më e madhe të jem në Mbretërinë e Bashkuar, që ne po gëzojmë 25 vjet të marrëdhënieve të shkëlqyera, që kur forcat britanike hynë në kryeqytetin tonë, ku dhe liruan vendin tonë nga gjenocidi.

EPC-ja ka qenë gjithmonë një platformë që ka dhënë një zë të barabartë, dhe secili nga shtetet që do të shihni këtu, është një shtet që ka gjetur këtë platformë. Pra, edhe pse nuk jemi shtet anëtar i Bashkimit Evropian, ne do të kemi një mundësi të barabartë për t’i shprehur jo vetëm shqetësimet, por edhe idetë se si mund t’i kalojmë sfidat e mëdha që kontinenti ynë po përballet.

Siç e dini, tani nuk është kohë e lehtë, aspak, për shkak të luftës në Ukrainë, që po rrezikon sigurinë e tërë Evropës. Por është edhe një anë e mirë e kësaj, që t’ia kujtojmë vetës së ka histori të suksesshme, sikur Republika e Kosovës, sepse në vitin 1999, Perëndimi kishte fuqinë, dhe Kosova është prova e kësaj. Edhe kësaj here Perëndimi ka përparësinë, dhe Ukraina nesër do të jetë prova. Është shumë e rëndësishme që të qëndrojmë të bashkuar, të mbrojmë vlerat e demokracisë, nga forcat maline, si Rusia.

Partia Liberale ishte partia që udhëhoqi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një tjetër forcë demokratike, që së bashku me Britaninë udhëhoqën NATO-n për të shpëtuar jetët tona. Me njerëzit që do të takohemi sot kanë dhënë kontribut, që jo vetëm sot Kosova është e lirë, sovrane dhe e pavarur, por është një shembull i shkëlqyeshëm i demokracisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme