Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut është deklaruar rreth arrestimit të Blerim Ramadanit nga Ferizaj.
Më datë 17.07.2024 në ora 16:00 në vendkalimin kufitar Jazhincë, në hyrje të Maqedonisë së Veriut , zyrtarët policorë kanë privuar nga liria personin Blerim Ramadani (47) nga Kosova, për arsye se gjatë kontrollit të dokumentit të udhëtimit ka evidentuar në masën “Arresto” në bazë të kërkesës së Interpolit të Serbisë.
I njëjti i është dorëzuar zyrtarëve policorë nga SPB-Tetovë për procedurë të mëtutjeshme.
Për lirimin e veteranit të UÇK-së Blerim Ramadani ,është angazhuar edhe ambasadori i Kosovës në Shkup, Florijan Qehaja./rtk
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...